FOTOLAJM/ “Mirëserdhe zoti Blinken”, Tirana nis përgatitjet për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bliniken pritet të vizitojë Tiranën ditën e nesërme.

Sakaq, në kryeqytet kanë nisur përgatitjet. Në fasadën e Jashtme të Universitetit të Inxhinierisë, është varur një banderolë e madhe ku shihet fotoja e zyrtarit amerikan.

Ndërkohë që bulevardi është zbukuruar me flamuj të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë drejt Tiranës të enjten e 15 shkurtit. Ndërsa zbritja në aerportin “Nënë Tereza” pritet të jetë në orën 11:00 të paradites, ndalesa 8 orë në tokën shqiptare do të shoqërohet me një axhendë të ngjeshur takimesh.

Sekretari Amerikan i Shtetit do të jetë prezent dhe në një takim me gati 100 të rinj pjesë e programeve që SHBA aplikon në Shqipëri që do të mbahet te Piramida.

Pjesë e axhendës së ndalesës së Sekretarit amerikan është folur në media, se është parashikuar dhe një takim me kreun e SPAK Altin Dumani. Kjo është vizita e parë sekretarit Blinken në Shqipëri, pas së cilës do të udhëtojë për në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut.


Shtuar 14.02.2024 11:51