Gjyqtarë të Apelit të GJKKO takim me të dërguarin e SHBA në Shqipëri

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka pritur në takim gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një reagim, ambasada e SHBA bën me dije se në qendër të këtij takimi, ka qenë roli kyçi i gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ndër të tjera, theksohet se SHBA janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre, për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent.

Reagimi:

“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent”.