TURQI/ Sulm i armatosur në mitingun parazgjedhor të kandidatit të Erdogan

Një sulm i armatosur në një tubim parazgjedhor të kandidatit për kryetar bashkie të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet ndodhi në orën 16:30 pasdite në zonën e Kucukcekmexhe, një komunë e vendosur në perëndim të Stambollit.

Gjatë sulmit është plagosur një 22-vjeçare.

Sulmi ndaj aktivitetit të fushatës së kandidatit për kryetar bashkie të Kucukcekmexhe, Aziz Geniai, është kryer me një armë me tytë të gjatë dhe një pistoletë, sipas ministrit të Brendshëm, Ali Gerlikaya.

Murat Kurum, kandidati i AKP-së për Bashkinë Metropolitane të Stambollit, të cilës i përket bashkia rajonale e Kucukcekmexhe, vëren në postimin e tij në rrjetet sociale: Dënoj sulmin e kryer me armë me tyta të gjata gjatë fushatës zgjedhore të kandidatit për kryetar bashkie të Kucukcekmexhe. Aziz Geniai. Këto kërcënime ndaj demokracisë sonë nuk do të na zbrapsin kurrë.”


Shtuar 10.02.2024 17:20