Tottenham vijon të kërkoj një trajner për sezonin e ardhshëm dhe situate nuk po duket pozitive. Emri më i mundshëm ishte ai i Antonio Contes, i sapo larguar nga Interi por gjërat duket se nuk janë drejt një akordi.
Antonio Conte u largua nga zikaltërit të cilët i shpalli kampion, sepse klubi nuk mund të siguronte qëndrimin e yjeve të skuadrës dhe kjo është arsyeja pse marrëveshja e tij e mundshme me Tottenham mund të quhet e prishur.
Sipas Telegraf, trajneri italian dëshironte të kishte Harry Kane në skuadrën e tij për vitin e ardhshëm, ndërsa nga klubi donin që ai t’u jepte mundësinë talenteve të rinj si Ryan Sessegnon dhe Oliver Skipp, të cilët kanë impresionuar në huazimet e tyre me Hoffenheim dhe Norwich, dhe duhet të jenë pjesë fikse e Spursave.
Nuk është sekret që Kane dëshiron të largohet dhe kjo ka rezultuar arsyeja kryesore e prishjes së marrëveshjes mes Conte dhe Spurs-ave. Manchester United, City ose Chelsea mbeten vigjilentë dhe po përpiqen të grumbullojnë një buxhet të mjaftueshme për të bindur presidentin Levy i cili kërkon më shumë se 170 milion Euro për bomberin e tij.
Përveç kësaj, ish trajneri kampion me Interin, dëshironte të mbërrinte në Tottenham Hotspur Stadium me më shumë se katër anëtarë të stafit të tij teksa palët kishin një diferencë prej 3 milion euro midis asaj që u ofrua dhe asaj që u kërkua për pagat e të gjithëve, përfshirë trajnerin Italian.
Arsyeja tjetër që Conte nuk do të shkojë te Tottenham është edhe mungesa e sigurisë që mori nga drejtuesit për të siguruar një projekt kampion pavarësisht se palët dëshironin që të punonin me njëri-tjetrin.
Në këtë mënyrë, në Londër do të duhet të vazhdojnë të kërkojnë ende në treg për një trajnerit që të zëvendësojë Ryan Mason, trajnerin e përkohshëm që ka marrë përsipër ekipin pas shkarkimit të Mourinhos.
Emra të tillë si Rafa Benítez, Erik ten Haag ose Roberto Martínez gjithashtu janë në listë teksa spanjolli është i lire ndërsa trajneri holandez sapo ka rinovuar me Ajax dhe ai belg do të duhet të largohet nga Belgjika pas Europianit.