U plagos rëndë pas aksidentit në Sarandë, 15-vjeçari ndërron jetë në spital

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku ka mbetur i plagosur rëndë një 15-vjeçar, si shkak i plagëve të rënda, i riu ka ndërruar jetë në spital.

I ndjeri me iniciale E.Ç., mbeti i plagosur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.

Sipas policisë, një “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20-vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një defekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24-vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.02.2024 08:15