Përplasi për vdekje 15-vjeҫarin, arrestohet drejtuesi i ‘Benzi’-it që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë

Policia ka arrestuar 20- vjeçarin Eildon Aliu, drejtuesin e automjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme, në rrugën Sarandë-Ksamil ku humbi jetën 15- vjeçari E.Çaushi dhe plagosjen e rëndë të 24- vjeçarit David Çepe.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku i riu që drejtonte ‘Benz’-in përplasi të rinjtë që po shtynin automjetin tip ‘Lancia’ në pronësi të 24- vjeçarit David Çepe, për shkak se kishte pësuar një defekt.

I mituri fillimisht mbërriti në spital në gjendje të rëndë, ku më pas edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Ndërsa 24- vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.


Shtuar 9.02.2024 10:06