Detajet e reja, si u planifikua nga gruaja e vjehrri vrasja e Kudret Saliajt në Gjykatë

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e vrasjes së Kudret Saliajt dhe plagosjes së avokatit Adriatik Cama në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Për këtë krim të dyfishtë janë arrestuar ish-vjehrri i viktimës Mexhit Picari dhe bashkëshortja e 41-vjeçarit Dhurata Saliaj..

Përse prokuroria e akuzon si bashkëpunëtore në vrasje Dhurata Saliajn?

Vetëm pak minuta më parë Prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë kërkesën për masë sigurie për babë e bijë të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin vranë Kudret Saliajn dhe plagosën avokatin. Prokurori Braho ka kërkuar arrest me burg për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliajn e cila ishte në proces divorci me viktimën që nga nëntori i vitit të kaluar. Rezulton sipas prokurorisë se Mexhit Picari dhe vajza e tij që duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, në harkun kohor të 20 minuta kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit përpara se Picari të ulej në të njëjtin lokal me ta para se të qëllonte me 5 plumba Kudret Saliajn. Fakti që ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit ngre dyshime të forta se e kishin paramenduar vrasjen. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken lëvizjet e avokatit dhe viktimës. në momentin që babë e bijë janë siguruar se janë ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja janë ulur dhe ata dhe sapo kanë porositur Picari është afruar dhe ka qëlluar Saliajn.

Çfarë ka deklaruar avokati?

Avokati ndodhet në Spitalin e Traumës, për sa kohë që nuk i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe duhet të presë 2 javë. Plumbin e ka në anën e djathtë të gjoksit. Nuk ka dhënë një dëshmi të detajuar, por lidhur me momentin e ngjarjes ka folur për disa detaje të rëndësishme. Ai ka thënë se në momentin që është ulur me Saliajn, ka ardhur dhe psikologia e caktuar nga gjykata për të bërë një raport për çiftin. Unë po e lexoja këtë raport psikologjik për fëmijët dhe kam dëgjuar plumbat. Kur kam parë Kudret Saliaj i vrarë dhe psikologes i ka rënë të fikët.

Vetëm një ditë para ngjarjes së rëndë ka pasur një debat të ashpër mes palëve. Debate që ishin bërë të shpeshta për shkak se Dhurata Saliaj ndodhej në arrest shtëpie, por ajo ishte urdhëruar nga gjykata t’i takonte fëmijët vetëm të shtunën në praninë e psikologes. Mexhit Picari nga ana tjetër deklaronte se ish-dhëndri e kërcënonte.

Po djali 16 vjeçar i çiftit?

Djali i madh do të deklaronte para gjykatës së me cilin nga prindërit do të qëndronte. Nuk ka qenë i pranishëm, është gjendur në një lokal pranë atij ku ka ndodhur ngjarja me një kushëri të viktimës. Ai është afruar pas ngjarjes por nuk e ka lejuar policia. 16-vjeçari ka deklaruar se nëna e tij ushtronte dhunë ndaj tij dhe motrës e vëllait më të vegjël. Ka folur për marrëdhënie të tensionuara me gjyshin dhe dajën e tij. Por ai do të ripyetet nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe konfliktet në familje mes prindërve të tij që nga 2013 dhe që kishin kulmuar në 2020.

Çfarë deklarojnë babë e bijë Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj?

Dëshmitë e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij kanë qenë kontradiktore, megjithëse babai deklaronte se ishte kërcënuar, por nuk ka deklaruar se në lokal ndodhej me vajzën dhe ka thënë se Kudret Saliaj e ka fyer, ai ka thënë se vendosa të mbush pistoletën një TT sovjetike dhe të qëlloj ndaj tij.

Vajza ka deklaruar se ishte ftuar nga gjykata për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Në një moment hymë në lokal dhe pamë Kudretin dhe babai e qëlloi.

Një fakt që sipas hetuesve tregon se janë të pasinqertë dhe se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt, shkruan BW.

Prokuroria ka dhe një detaj tjetër të pasqaruar, nëse ka pasur shënjestër vetëm ish-dhëndrin apo edhe avokatin Adriatik Cama, i cili e mbronte.

 


Shtuar 6.06.2021 11:37