Ish-sulmuesi Italian, Alessandro Del Piero beson se Kombëtarja e Italisë mund të arrijë në katër vendet e para të Euro 2020.
Del Piero për “SporTweek”, tha se gjithçka mund të ndodhë në fazën e eliminimeve.
“Ne duhet të presim një fazë të mirë në grupe dhe të përpiqemi ta ndërtojmë atë, atëherë gjithçka mund të ndodhë në raundet e eliminimit”, ka shtuar ai.
Mirëpo, sipas tij asnjë ekipi nuk ka talentin, cilësinë dhe përvojën e Francës.
Ai tha se Franca është favoritë për ta fituar “Euro 2020”.
“Askush nuk ka talent, cilësi dhe përvojë, të gjitha së bashku – të Francës, të cilët janë gjithashtu fitues aktual të Kupës së Botës”, ka thënë italiani.