Qëlloi me armë një grua në Peshkopi dhe u arratis, shqiptari kapet në një hotel në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në një hotel në quajtur Kampodarsenjo, komunë kjo e Padovës në Itali pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativën e vrasjes së një gruaje.

Policia italiane i ka dhënë fund arratisë së shqiptarit, ndërsa mediat atje kanë mundur të zbulojnë se për të ishte lëshuar një urdhër arrest pasi më 22 nëntor të vitit të kaluar kishte qëlluar më armë zjarri ndaj një gruaje, duke e plagosur këtë të fundit, ndërsa ishte arratisur, duke iu shmangur kështu përballjes me drejtësinë shqiptare.

Ai u arrestua në momentin që po hynte në hotel, pasi një patrullë policie ishte angazhuar më herët dhe kishte marrë sinjalizime për të. I riu shkruajnë mediat nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Ai është dërguar në burg, në pritje të masave të tjera dhe ekstradimit përfundimtar drejt Shqipërisë ku edhe e ka kryer krimin e tij.


Shtuar 6.02.2024 12:19