Policia suedeze njoftoi sot se incidenti para ambasadës izraelite në Stokholm, ku u gjet një mjet shpërthyes, tani po hetohet si një “krim i mundshëm terrorist”.
“Klasifikimi kriminal i incidentit është ndryshuar në një krim terrorist për shkak të kërcënimeve të paligjshme dhe përpjekjeve për të shkaktuar shkatërrim publik”, tha policia e sigurisë, e cila tani ka marrë përsipër hetimin, sipas Reuters.
Skuadra e bombave të Stokholmit shpërtheu pajisjen dhe nuk pati të lënduar apo dëmtime në ndërtesën e ambasadës.
Kryeministri suedez Ulf Kristerson më vonë e cilësoi incidentin një “tentativë sulmi” ndaj ambasadës izraelite.