Shkëlqime të mistershme të qiellit shihen në Rusi dhe askush nuk di çfarë i shkakton (FOTO GALERI)

Ndezje të mistershme drite janë raportuar në qiellin e natës në disa qytete të Rusisë për të cilat askush nuk di çfarë i shkakton.

Banorët në Podolsk, pranë Moskës dëshmuan ngjyrosjen e mistershme të qiellit të mbrëmjes që nuk kishte të bënte me sulme apo shpërthime nga lufta e Ukrainës.

Njerëzit flisnin për një ngjyrosje me “të gjelbër të mprehtë” ose me një “të gjelbër në të verdhë” siç raportonin një ditë më parë dhe banorët e Chelyabinsk në jug të vendit.

Dritat u raportuan dhe nga bashkiaku lokal Nikolai Deineko dhe ministria vendase e emergjencës tha se po heton për ngjarjen, por deri tani konsiderohet mister.

Rrjeti vendas Tsargrad shkruante për raprotimet e pazakonta në Podolsk: “Rezidentët vërejtën shpërthime të pazakonta dritash jeshile  në mëngjes herët në Podolsk pranë Moskës.”

“Duke gjykuar nga reagimet e tyre, fenomeni ishte alarmues pasi banorët nuk kishin parë kurrë diçka të tillë”.

Të tjera raportime thonin se si në Chelyabinsk e në Podolsk ka impjante sekrete të ushtrisë ruse, duke ngritur hipoteza eksperimentesh ushtarake, që rregullisht refuzohen nga autoritetet.

Bashkiaku Deineko postonte një video të dritave të çuditshme me komentet: “Shkëlqime të pazakonta u vërejtën në drejtim të Chelyabinsk rreth orës 6:10 pasdite, deri në 6:15.

“Unë pashë disa shpërthime drite në drejtim të fshatrave Shagol e Krasnoe Pole. Ishte pranë arenës së patinazhit, shkëlqeu si një rrufe”, tha nje prej deshmitareve.

Dy qytetet janë më shumë se 1000 milje larg dhe misteri origjinës së dritave vijon të habisë banorët, shkruan rrjeti britanik TheSun.

Kjo bënte që banorët të jepnin ide nga më të ndryshmet: “Është ndonjë lloj arme e re amerikane”, tha banori i Podolsk, Aleksey, teksa te tjerë flisnin per alienë ose armatime sekrete të ushtrisë.


Shtuar 30.01.2024 16:29