Mbylli prej muajsh familjen brenda në banesë, del fotoja e 35-vjeçarit

Ky që shihni në foto, është 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili kishte blinduar banesën e tij me kameria sigurie.

Në çdo dhomë, ai kishte vendosur kamera dhe sa herë dilte nga shtëpia kërcënonte familjarët që askush të mos dilte jashtë, ndërsa i monitoronte nëpërmjet kamerave.

Gjithashtu, siç shihet edhe nga pamjet, shihen edhe kamerat e vendosura edhe në hyrje të banesës së 35-vjeçarit.

 

(35-vjeçari; Jetnor Zhaboli)

35-vjeçari ishte me profesion ekonomist, ndërsa celularëve të tyre u bllokonte valët, që të mos kishin kontakte me asnjë person jashtë banesës.

Sipas policisë, ai kishte instaluar kamera edhe në tualetin e banesës.

Sipas hetimeve, prej fillimit te marrëdhënies ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës është bërë edhe më agresiv.


Shtuar 26.01.2024 12:49