Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, pranë Gjykatës së Tiranës, Mexhit Picari ka hyrë në lokal dhe ka vrarë ish-bashkëshortin e vajzës Kudret Saliaj dhe gjithashtu ka lënë të plagosur ish-prokurorin e 21 janarit, Adriatik Cama.
Mësohet se në vendngjarje janë dëgjuar 4-5 të shtëna me armë. Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar vendin e krimit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com