Daniele De Rossi e ka nisur me fitore aventurën e tij tek skuadra e Romës.
Ekipi italian arriti triumfin me rezultatin 2:1 në shtëpi ndaj Hellas Veronës, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Romakët të dy golat i shënuan në pjesën e parë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 19-të, kur shënoi Romelu Lukaku.
Gjashtë minuta më vonë, shifrat u dyfishuan nga Pellegrini për 2:0.
Në pjesën e dytë, mysafirët ngushtuan disavantazhin me anë të Folorunsho në të 76-tën minutë.
Me këtë fitore, Roma grubmullon 32 pikë dhe momentalisht del në pozitën e tetë në klasifikim. /gazetaexpress/