Sancho kapet me Fullkrugun, pasi e fitoi penalltinë, por ai nuk e la ta godiste

Skuadra e Borussia Dortmundit ka arritur fitore të lartë në udëhtim te Kolni me rezultatin 0:4 në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga.

Golat për gjermanët i shënuan dy herë Malen dhe nga një Fullkrug e Moukoko.

E kur jemi tek goli i Fullkrug, ai e shënoi nga pika e bardh, të cilët e fitoi Jadon Sancho.

Ishte pikërisht ky moment që shkaktoi një polemikë të vogël mes tij edhe bashkëlojtarit, Niclas Fullkrug.

Raportohet se Sancho ia kërkoi topin për ta goditur penalltinë, por sulmuesi gjerman nuk pranoi t’ia jepte.

“Më jep topin, më jep topin”, raportohet se i tha Sancho bashkëlojtarit të tij, por ky i fundit nuk pranoi. /gazetaexpress/


Shtuar 20.01.2024 20:10