3 ekipet që duan në huazim Redon Xhixhën, një prej tyre mund të kthente “betejën” e lënë përgjysmë me Skukën

Redon Xhixha është në kërkim të minutave te Qarabag. Si çdo futbollist tjetër shqiptar, edhe Xhixha kërkon që të jetë pjesë e Europianit të Gjermanisë. Po për të mbërritur në listën e Silvinjos nuk është e lehtë dhe Xhixha e di fare mirë. Për të shkuar deri aty, fillimisht ky lojtar duhet të shkëlqejë me golat e shënuar. Pressing.az ka bërë të ditur emrat e tre ekipeve që e dëshirojnë Xhixhën në huazim. Dy i përkasin kampionatit elitar të Azerbajxhanit, Zira dhe Sabah.

Ndërkohë ekipi i tretë është i Superiores, Tirana. Bardheblutë dëshirojnë kthimin në shtëpi të Xhixhës në formë huazimi, çka do të thoshte një betejë të lënë përgjysmë me Xhuliano Skukën që tanimë është pjesë e Partizanit. Sipas mediave azere, vetë futbollisti është pozitiv sa i përket një huazimi të mundshëm me dëshirën për të kapur Kombëtaren, por te Qarabag duan që lojtari të jetë në konkurrencë dhe të luftojë për vendin në formacion. /Sport Ekspres/


Shtuar 19.01.2024 15:22