Përafërsisht 80 milionë peshkaqenë janë viktima të peshkimit çdo vit, sipas një studim i ri nga universiteti Kanadez i Dalhousie, shkruan corriere della sera.
Në vitin 2012 mesatarisht 76 milionë kafshë vriteshin çdo vit përmes peshkimit, ndërsa në vitin 2019 numri u rrit në 80 milionë, me një rritje prej 5%.
”Peshkaqenët janë ndër speciet e kafshëve ‘më të kërcënuara’ në botë. Ne kemi nevojë urgjente për kontrolle më të mira në det dhe përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe ne duhet të mbrojmë veçanërisht zonat e rëndësishme për peshkaqenë si zonat e rritjes dhe shumimit”, shpjegon Simone Niedermüller, eksperte e peshkaqenëve për Iniciativën Detare Mesdhetare të WWF.
Tregtia e mishit të peshkaqenit nuk është problem vetëm në vendet aziatike, ku supa e peshkaqenit konsiderohet një delikatesë.
“Mishi i peshkaqenit konsumohet edhe në Evropë dhe sipas studimit. Peshkaqenët luajnë një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit të rrjetit ushqimor detar dhe janë një kontribues i rëndësishëm në sekuestrimin e CO2 në oqeane.