Erzeni zyrtarizon talentin kosovar

Auron Ademi është lojtari më i ri i Erzenit. Sulmuesi i njohur në Kosovë tashmë do të mbajë veshur fanelën e shijakasve.

Gjithçka është zyrtare, me klubin që ka prezantuar afrimin më të ri në ekip duke shtuar kështu edhe forcat në fazën sulmuese. Ademi vjen nga radhët e skuadrës së Ulpianës, teksa në 8 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar në një rast.

“K.F Erzeni zyrtarizon marrëveshjen me sulmuesin Auron Ademi. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese Auronit si përforcimi më i ri në skuadër”, ka shkruar klubi shijakas.

Një përforcim me shumë vlerë për Alfred Deliallisin që do të ketë një “armë” më shunë për duelin me Laçin. Kjo sfidë do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30 në Kurbin dhe është e vlefshem për javën e 19-të.

View this post on Instagram

A post shared by KF Erzeni (@kferzeni)


Shtuar 12.01.2024 20:47

Tags: