Kosova do të jetë sërish mikpritëse e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në Rajonin e Ballkanit ‘Defender Europe’ 2025. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, i cili ka njoftuar se janë përmbushur edhe të gjitha objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ‘Defender Europe’.
Sipas tij, aktiviteti i vetëm që është anuluar ka qenë dita kur para vizitorëve të shkuar do të bëhej ekzekutimi praktik i ushtrimit si rikapitullim i të gjitha aktiviteteve që ishin realizuar gjatë gjithë ditëve të ushtrimit.
Kujtojmë se Kosova ishte mikëpritëse edhe e stërvitjeve “Defender Europe” 2023 që nisi më 21 maj në Kosovë dhe ishte përgatitur të zgjaste deri më 2 qershor.