Tiranë/ Vetëplagoset me armë zjarri, 73-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

Mesditën e sotme, një 73-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri dhe për pasojë është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, në kryeqytet. Sakaq, mësohet se policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2024, rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 3.01.2024 14:09