Në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me qytetin e Lezhës, ka nddhur një aksident, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e mjetit që shkaktoi aksidentin.