Partia Demokratike e ka konsideruar të suksesshëm aksionin e zhvilluar sot përpara ambienteve të Kuvendit.
Në një mesazh të shpërndarë në strukturat e saj, theksohet se protesta e paradites ishte “shumë e mirë dhe e fortë”, ndërsa anëtarëve u kërkohet që të rikthehen në protestë edhe pasditen e sotme.
Të lidhura
None found
Mesazhi përmban edhe një vërejtje lidhur me organizimin, ku thuhet se ka hapësirë për përmirësim sa i përket orarit.
Strukturave u është kërkuar të lajmërojnë sa më shumë persona që nuk patën mundësi të merrnin pjesë gjatë paradites për shkak të punës, në mënyrë që në orën 18:00 të jenë të pranishëm pranë Parlamentit.
“Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vijojmë edhe pasditen, duke ruajtur të njëjtën energji.
Ju lutem, është shumë e rëndësishme që edhe pasditen e sotme të jemi sërish në protestë. Kemi mundësi të përmirësohemi edhe për sa i përket orarit.
Për personat e shoqëruar nga policia, kemi angazhuar avokatë për t’u ofruar asistencë dhe për të ndjekur situatën e tyre.
Lajmëroni sa më shumë njerëz që nuk mundën të ishin paradite për shkak të punës, në mënyrë që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti.
Të jemi të gjithë bashkë!”, thuhet në mesazh.






