Në 12:00 GJKKO jep masën ndaj Berishës, Rama konferencë fundviti në të njëjtën orë

Ditën e sotme në orën 12:00, pritet që GJKKO të shpallë vendimin për masën ndaj Sali Berishës, ndërkohë në të njëjtën orë , kryeministri i vendit Edi Rama, ka lajmëruar të mbajë konferencën e fundvitit.

Konferenca do të mbahet në sallën e hartave në kryeministri, në orën 12:00.

Fokusi i konferencës do të jetë një përmbledhje e arritjeve e sfidave përgjatë vitit 2023, si dhe prezantim i objektivave për Vitin e Ri, 2024.


Shtuar 30.12.2023 09:53