Plas sherri në Fier/ Gruaja kap prej fyti ish-bashkëshortin dhe i bën presion

Pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku një grua ka dhunuar ish-bashkëshortin e saj, duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda, duke e konsideruar dhe kriminel, deri në momentin kur situata ka agravuar dhe qytetarë të shumtë kanë lajmëruar policinë.

Uniformat blu të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier.

Ish-inxhinieri i Albpetrolit Llambi Rrumnici, i shokuar nga sjellja e ish- bashkëshortes për disa minuta, ka patur dhe probleme shëndetësore.


Shtuar 20.12.2023 12:26