SPAK lëshon 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, zbardhen emrat

Zbardhen emrat e 15 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës.

Për gratë është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie, ndërsa për burrat është caktuar masa “arrest me burg.”

Albeu.com mëson se 4 urdhër-arreste janë ekzekutuar sot.

Emrat 

Lefter Koka- arrest në burg

Alqi Bllako– arrest në burg

Pëllumb Abeshi– arrest në burg

Mirel Mërtiri- arrest në burg

Klodian Zoto- arrest në burg

Erjon Murataj- arrest në burg

Bledar Karoli- arrest në burg

Alba Thoma- arrest shtëpie

Valbona Ballgjini– arrest shtëpie

Taulant Tusha– arrest në burg

Namik Simixhiu- arrest në burg

Sidita Kopliku– arrest shtëpie

Jetmir Llapaj– arrest në burg

Sidita Tola– arrest shtëpie

Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, në gjykatë po gjykohen ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS-së Alqi Bllako.

Edhe ndaj Arben Ahmetajt është firmosur urdhërarresti por ende nuk është ekzekutuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. /albeu.com


Shtuar 8.12.2023 21:19