Miratimi i Sinovac, reagon Manastirliu: Lajm i mirë!

OBSH ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës kineze Sinovac, e cila është bërë masivisht nga shqiptarët.

Për këtë lajm ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se ky është një lajm i mirë.

Postimi i Plotë

LAJM I MIRË

OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.


Shtuar 1.06.2021 17:22