Moti i keq, përrenjtë gati të dalin nga shtrati, disa banesa rrezikojnë të përmbyten në Gjirokastër

Moti i keq me reshje instesive shiu, dhe erë të fortë ka pushtuar vendin. Përpos problematikave që janë shkaktuar në disa akse rrugore kryesisht në veri të vendit, ku inerte dhe masive gurësh kanë bllokuar rrugën, një tjetër shqetësim janë edhe fryrja e përrenjve dhe lumenjve dhe rreziku që këta të fundit të dalin nga shtrati.

Një situatë e ngjashme raportohet në Gjirokastër, ku reshjet e shiut kanë bërë që niveli i ujit në disa përrenj të rritet e si pasojë disa banesa afër tyre rrezikojnë në përmbyten.

Situata më alarmante raportohet në fshatin Valarë, dhe Picar ku niveli i përrenjve është rritur ndjeshëm. Ndërkohë mësohet se shtabi i Emergjencave ndodhet në terren dhe po monitoron situatën për ti ardhur në ndihmë banorëve.


Shtuar 28.11.2023 17:49