Grabitet argjendaria në Kamëz

Një tjetër grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri. Një argjendari ëhstë grabitur mbrëmjen e sotme në Kamëz.

Burime bëjnë me dije se autorët e grabitjes kanë arritur të marrin nga aty disa bizhuteri dhe flori, vlera të cilave ende nuk dihet.

Raportohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.

 


Shtuar 28.11.2023 18:00