Policia e Krujës ka arrestuar një 25-vjeçar banues në fshatin Derven.
Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një krehër me municion luftarak.
Gjithashtu dyshohet se 25-vjeçari ka nxitur një të mitur, për të përdorur lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com