E PLOTË/ Akuza për grup kriminal, pranga Erzen Breçanit dhe zyrtarëve të policisë, kush janë 5 personat në kërkim. Hasmëria me Ervis Martinajn

SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste më 20 nëntor 2023, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Në kuadër të operacionit u arrestua ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Mësohet se Breçani ka lidhje familjare me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.

Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Operacioni është ende në vijim.

Personat e arrestuar

Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës

Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Besmir Mustati

Bujar Germizi

Personat e shpallur në kërkim

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

Bujar Grabova

Besmir Murati

Artan Sulejmani

Albert Prenga

Bajram Grabova

Përveç Bujar Grabovës, 4 personat e tjerë dyshohet se fshihen në Spanjë.

Akuzat

Ervin Mata dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik  narkotikësh  dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.

Ismail Zeneli, përveç akuzave të njëjta me Matë, akuzohet gjithashtu edhe për veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli.

Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.

Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.  Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Brecani akuzohen për veprën e pastrimit të parave dhe  dhe përkrahje e autorit të krimit.

Bujar Grabova , Besmir Murati, Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine.  Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.

Përplasjet

Planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.

Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinajt ( i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës ( i kërkuar)./albeu.com


Shtuar 21.11.2023 09:59