Gjimshiti: Me Moldavinë luajmë vetëm për fitore

Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë para sfidës Moldavi-Shqipëri u shfaq edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti u shpreh se ekipi duhet të japë maksimumin, për të marrë kështu suksesin që do dërgonte kuqezinjtë në Euro 2024. Edhe pse mjafton një pikë, Gjimshiti tha se synimi është 3 pikët.

“Besoj që brenda ekipit jemi të njëjtë, presioni rritet. Por presioni transformohet në gjë të mirë në fushë dhe në nje ndeshje ku jep gjithçka të ndihmon. Lojtarët e ri duhet të ndihmohen nga ne me eksperiencë. Edhe trajneri bën punën e tij. Jemi shumë afër, por duhet të bëjmë edhe pak për të bërë ëndrrën realitet.”

Vetëm ne i kemi mundur Moldavët, a do të përsëritet?

Do të jetë shumë e vështirë, si ndeshjet e tjera. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë që në Air Albania kishim pak raste deri në atë supergolin e Asanit. Jemi përgatitur shumë mirë për të përballuar fushën dhe të shkojmë në të njëjtin drejtim.

Nesër llogari, apo fitore?

I gjithë ekipi nuk hyn për barazim, edhe nëse është ekip i dobët, nuk futet askush në fushë për barazim. Në natyrë e kemi të marrim 3 pikët në çdo lojë. Nëse nuk do të kishim këtë mentalitet do të kishim mundësi për të gabuar më shumë” – tha ai.


Shtuar 16.11.2023 16:40