Sylvinho: Kundërshtari është i fortë, por futbolli ka surpriza

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli në konferencë për shtyp para takimit të së premtes ndaj Moldavisë në Moldavi të premten në orën 18.00, sfidë kjo që shkon për llogari të kualifikueseve të Euro 2024. Numri një i pankinës kuqezi vlerësoi kundërshtarin, por u shpreh besimplotë për arritjen e një fitorje. Sylvinho, u pyet gjithashtu edhe për situatën e disa lojtarëve, duke dhënë kështu opinionin e tij.

“Luajmë ndaj tyre si ndaj një ekipi të fortë, nuk kanë pësuar asnjë humbje në shtëpi. Të dyja skuadrat futen në fushë për fitore. Një barazim do jetë pasojë e kësaj ndeshje. Nuk mendoj për atë që do ndodhë në të ardhmen, mendoj vetëm për ndeshjen. Nuk mendoj se do ketë ndryshim strategjie, kundërshtari është i fortë fizikisht.

Mendoj vetëm për lojtarët që kam në grup. Futbolli ka surpriza. Nuk kemi probleme, jemi të kënaqur” – tha ai.


Shtuar 16.11.2023 16:45