“Isha për punët e mia”, Agron Çela flet pasi del nga SPAK: Me Metën marrëdhënie shumë të mira

Deputeti Socialist, Agron Çela, i cili paraditen e sotme u paraqit në SPAK ka folur për gazetarët në ambientet e jashtme të Prokurorisë.

Ai nuk ka dhënë detaje për arsyen pse ndodhej në SPAK ku qëndroi rreth 1 orë e 30 minuta, por ka thënë vetëm se ishte paraqitur për punët e veta.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailaj s’e njoh kush është. Nuk di asgjë për CEZ-DIA. Me Ilir Metën  kam marrëdhënie shumë të mira”, tha ai.

Çela më parë ka qenë deputet i LSI-së, por më pas kaloi nën siglën e Ps-së.

/albeu.com


Shtuar 14.11.2023 10:38