Luizi dhe Kiara kanë bërë festën e shtatzënisë, dalin detajet sekrete: Gjinia e bebit dhe të ftuarit VIP

Prej muajsh lajmi se Kiara ishte në pritje të ëmbël po qarkullon në rrjetet sociale. Megjithatë, detajet ishin të pakta, duke qenë se çifti kishte preferuar që ta jetonte këtë periudhë larg vëmendjes së madhe të ndjekësve.

E pas shumë indikacioneve që tregon realisht se moderatorja ishte shtatzënë, lajmi më në fund është konfirmuar.

Sipas disa burimeve për revistën “Who”, thuhet se pak ditë më parë, çifti ka organizuar edhe “gender reveal”, pra festa për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes dhe sipas të njëjtit burim thuhet se është vajzë. Festa ka qenë shumë intime dhe çifti ka preferuar që të ketë pranë vetëm rrethin e ngushtë miqësor.

Si Luizi ashtu edhe Kiara kanë zgjedhur që të mos zbulojnë asnjë detaj nga kjo festë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, edhe të ftuarit janë porositur që të mos publikojnë asgjë në rrjetet e tyre sociale.

Megjithatë jo vetëm miqtë e afërt e kishin mësuar këtë lajm, por edhe bashkëpunëtorët dhe stafi me të cilin Kiara punon duket se tashmë e dinin që çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë. Armaldo Kllogjeri së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”, ku e ka uruar publikisht moderatoren Kiara Tito për shtatzëninë.

“Shpresoj që ato thashethemet e shtatzënisë të jenë të vërteta. Unë të uroj mbarë dhe më mirë nëse je shtatzënë. Nuk e di, por duke marrë shkas edhe nga lajmet që kam dëgjuar. Kaq kisha, nëse është e vërtetë”, – tha ai. Megjithatë nga ana tjetër ish-banorja duke qeshur tha që do flasin për këtë temë, duke mos zbuluar më shumë rreth lajmeve që po qarkullojnë që ajo dhe bashkëshorti i saj Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër.

“Sot flasim për ty. Ndoshta një episod tjetër do të flasim për mua”, u shpreh Kiara duke qeshur. Duket se festa për zbulimin e gjinisë ka qenë vetëm një formalitet për miqtë, pasi jo vetëm çifti, por edhe mediat publikuan pak javë më parë lajmin se Kiara ishte në pritje të një vajze. Pak javë më parë, këngëtari shkodran ka publikuar një foto në “InstaStory”, duke bërë konfuz publikun mbi gjininë e bebes.

“Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës”, ka shkruar Luizi krahas fotos me disa punonjës sigurie. Kaq ka mjaftuar që në fakt ndjekësit ta konfirmonin atë që prej kohësh për flitej, pritja e një fëmije nga dyshja më e pëlqyer e publikut.


Shtuar 12.11.2023 14:01