Një jetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët e Shqipërisë.
Pas atij në Tiranë dhe Durrës ku hukbën jetën dy persona, një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku një makinë ëhstë përmbysur në urën 158 metra të lartë.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.
Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.
Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen r shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.