Siguronte drogën në Krujë dhe e shiste në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit “Qereka” u bë arrestimi i shtetasit F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari, pasi siguronte në Krujë, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, e shpërndante më pas në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë sekuestruar 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  /albeu.com 


Shtuar 6.11.2023 09:03