I “maskuar” në Gjykatë, lihet në burg Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Kastrati

Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është lënë në burg nga Gjykata e shkallës së Parë të Rrethir gjyqësor Fier.

Vrasja ka ndodhur më 1 shkurt të vitit 2021.

31-vjeçari Tufa, i arrestuar më 2 nëntor 2023, është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës se sigurimit. Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj, ndërkohë që prokuror është Dorian Teliti.

Pasi kanë dëgjuar palët si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufen. Gjatë seancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mospërfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42-vjeçar.

Ndërkohë mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”./albeu.com


Shtuar 5.11.2023 12:11