Bashkëpunimi i Abramovich me rusët, Chelsea “i Brojës” nën hetim

Klubi i Chelsea është nën hetim nga bordi i Premier League për transaksionet financiare, që janë kryer për transferimet e lojtarëve. Kjo ka ndodhur në kohën kur në krye të klubit londinez ishte “manjati” rus, Roman Abramovich.

Mediat britanike raportojnë se kanë zbuluar pagesa sekrete, që janë bërë nga vetë klubi drejt kompanive të Anzhi Makhachkala, të cilët më pas blenë nga “blutë” kartonat e kamerunasit, Samuel Eto’o dhe brazilianit, Willian.

“Manjati” rus e shiti klubin drejt “homologut” amerikan, Todd Boehly në vitin 2022, pasi qeveria britanike sanksionoi oligarkun rus pas nisjes së luftës në Ukrainë, për shifrën e 4.2 miliardë paundëve, megjithatë, në hije kanë vazhduar hetimet rreth menaxhimit të tij në vite.

Dokumentet financiare të klubit londinez tregojnë se përveç këtyre pagesave që iu bënë klubit rus për lojtarët, pagesa të tjera që kanë lidhje me këtë transferim u janë bërë “grupeve ruse” dhe nuk janë deklaruar./albeu.com


Shtuar 31.10.2023 16:06

Tags: ,