I përfshirë Mark Frroku, gazetarja: Mafia e pronave ka kapur për fyti shtetin, në Kepin e Rodonit po përplasen bandat e fuqishme

“Grushta, godije me sende të forta, plumba dhe gjak”, kjo është fjalia e cila përmbledh atë se çfarë ndodhi një ditë më parë në Kepin e Rodonit, pas një përlasjeje mes banorëve të fshatit Shetaj dhe “përfaqësuesve” të Kishës, mes tyre dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Por ajo që ndodhi dje nuk është asgjë me atë që pritet të ndodhë, sipas gazetares Klodian Lala.

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja investigative Klodiana Lala shkruan se në Kep të Rodonit kemi një përplasje të fortë mes dy grupeve kriminale, pasi mafia e ka kapur për dyti shtetin.

Sipas saj ajo që ndodhi dje ëhstë vetëm fillimi, dokumentat do të tregojnë një histori edhe më të frikshme, që askush nuk e di se sa kosto të rëndë do të ketë.

Postimi i Lalës:

Mafia e pronave e ka kapur per fyti shtetin.

Ne Kep te Rodonit po perplasen grupet me te fuqishme kriminale.

Sapo ka nisur e gjitha. Dokumentat tregojne nje histori te frikshme qe nje zot e di sa kosto te renda do te kete.

Kujtojmë që për ngjarjen e djeshme, ku u përlasën fizikisht dy grupe si dhe pati dhe të shtëna me armë, u arrestuan disa persoan, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku, ndërsa ëhstë shpallur në kërkim shoferi i tij Besnik Toma, i cili duyshohet se ka qëlluar me armë.

 


Shtuar 30.10.2023 19:39