Digjet banesa në Sarandë, humb jetën 66-vjeçari

Një banesë është pëfshirë nga zjarri në Qesarat të Sarandës. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën 66-vjeçari.

Burime bëjnë me dije se 66-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.

Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ai ndërroi jetë pasi është asfiksuar nga tymi.

Njoftimi:

 

Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 30.10.2023 16:58