Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vijuar seanën për rivlerësimin e masës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse vokatët e Berishës braktisin seancën.
Genc Gjokutaj u shpreh para mediave se ata nuk vazhdojnë seancat po u përjashtuar gjyqtarja Irena Gjoka.
“U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqit dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për procesverbalin audio dhe gjyqësor. Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance. Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme”, tha ai.
Kujtojmë që edhe një ditë më parë u shty sërish seanca për ish-kryeministrit Berisha, pasi avokatët e cilësuan të paligjshme masën, si dhe paditën në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka.
Edhe seanca e sotme gjyqësore është shoqëruar me debate të forta mes prokurorëve të SPAK dhe avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët e kanë cilësuar shkelje të Kushtetutës për masën e dhënë ndaj ish-kreut të qeverisë. /AlbEu.com/