Aksident në Korçë, “Mercedesi” përplaset me trafikndarësen dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, 25 tetor, në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Veliternë.

Një mjet tip “Mercedes” ka dalë nga rruga, është përplasur me trafikndarësen dhe ka përfunduar në kanal.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar nga drejtuesi i “Mercedesit”.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se si pasoje e këtij aksidenti nuk janë regjistruar dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti./Albeu.com 


Shtuar 25.10.2023 08:29