“Sulmet e Hamasit nuk erdhën nga hiçi”, Izraeli kërkon dorëheqjen e sekretarit të OKB-së: Deklarata tronditëse

Zyrtarët izraelitë kritikuan Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të martën pasi ai tha se shtysa për sulmin shkatërrues të grupit terrorist Hamas të 7 tetorit mbi Izraelin ishte kontrolli i vazhdueshëm i shtetit hebre mbi territoret palestineze.

Pas deklaratave, ambasadori izraelit në OKB që kërkoi që ai të jepte dorëheqjen.

“Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakum”, tha Guterres në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi luftën Izrael-Hamas, e cila shpërtheu kur grupi terrorist shkatërroi komunitetet kufitare izraelite, duke vrarë rreth 1,400 njerëz, shumica dërrmuese e tyre civilë.

“Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Ata e kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht dhe të rrënuar nga dhuna; ekonomia e tyre u mbyt; njerëzit e tyre të zhvendosur dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara. Shpresat e tyre për një zgjidhje politike të gjendjes së tyre janë zhdukur, “tha Guterres.

Guterres shtoi se “ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, një referencë e dukshme ndaj fushatës së vazhdueshme të sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës që zyrtarët e Hamasit thonë se ka vrarë mijëra njerëz.

Izraeli u zemërua nga komentet e Guterres

I dërguari i OKB-së Gilad Erdan i quajti deklaratat “tronditëse” dhe kërkoi që sekretari i përgjithshëm të jepte dorëheqjen.

Ministri i Jashtëm Eli Cohen anuloi një takim me Guterres dhe ministri Benny Gantz e quajti shefin e OKB-së një “apologjist të terrorit”.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili tregon mirëkuptim për fushatën e vrasjeve masive të fëmijëve, grave dhe të moshuarve, nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr OKB-në. I bëj thirrje që të japë dorëheqjen menjëherë,” shkroi Erdan në X.

“Nuk ka asnjë justifikim apo kuptim të flasësh me ata që tregojnë dhembshuri për mizoritë më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit dhe popullit hebre. Thjesht nuk ka fjalë.”

Erdan tha se komentet ishin “të tmerrshme” dhe “krejtësisht të shkëputura nga realiteti në rajonin tonë”.

“Është e trishtueshme që një person me pikëpamje të tilla është kreu i një organizate që u ngrit pas Holokaustit,” tha ai.

“Është me të vërtetë e pakuptueshme.

Ministri i Jashtëm Cohen, i cili kishte udhëtuar në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet për luftën, postoi në X (ish-Twitter) se po anulonte një takim të planifikuar me Guterres.

Pas asaj që ndodhi më 7 tetor, ai shkroi, “nuk ka vend për një qasje të barabartë. Hamasi duhet të fshihet nga faqja e dheut.”

Më 7 tetor, Hamasi bombardoi papritur Izraelin me mijëra raketa, ndërsa mbi 2,500 persona të armatosur depërtuan kufirin me Rripin e Gazës.

Izraeli i është përgjigjur sulmit të Hamasit duke u zotuar të shkatërrojë grupin terrorist dhe të nisë sulme intensive në Gaza, duke thënë se po godet objektivat e terroristëve duke u përpjekur të shmangë viktimat civile. /Albeu.com


Shtuar 25.10.2023 08:41