Berisha refuzoi të merrej në pyetje, mbahet sot në GJKKO seanca për ish-kryeministrin

Do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit ndodhet nën hetim pasi akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Seanca e sotme është parashikuar të fillojë në orën 14:30.

Sakaq, seanca e djeshme u ndërpre pasi mbrojtja kërkoi kohë për tu njohur me aktet.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, ai u përfaqësua nga dy avokatë, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mengjezi.

Lexo edhe: GJKKO shtyn seancën për Berishën, zbulohet shkaku

Ditën e djesh,e në orarin që ishte parashikuar seanca gjyqësore, Berisha vendosi të mbante një konferencë me gazetarët në selinë blu.

Ai u shpreh se do të shkojë në Gjykatë sa herë të thirret, por vetëm kur gjykatësi të heqë masën e sigurisë ndaj tij, të cilën e cilësoi si antikushtetuese.

“Është ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk e pranoj. E deklarova më parë dhe e deklaroj me sinqeritetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do të shkojë. Të heq gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a do të shkoj unë apo jo. Por vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund ti lejoj vetes të shkel kushtetutën. Që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton.

Unë jam për barazi të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit. E kam dëshmuar që nuk kam qenë për asnjë diskriminim mes deputetit dhe zgjedhësit. Në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, drogës.“, tha Berisha.

/Albeu.com