Mads Gilbert, nga Komiteti Norvegjez i Ndihmës, foli për Newshour të BBC-së nga Egjipti, ku ai po pret të hyjë në Gaza.
Ai tha se kolegët e tij brenda brezit kanë pikturuar një “skenë të tmerrshme” të asaj që po shpaloset atje.
“Imagjinoni një spital me 5,000 deri në 15,000 refugjatë civilë, të mbipopulluar me pacientë që kanë nevojë për kujdes kirurgjik, dhe më pas dritat fiken. Mendoj se mund ta imagjinoni sa e vështirë është,” tha ai.
Ka shumë njerëz të plagosur rëndë si rezultat i bombardimeve izraelite, tha ai, dhe stresi i situatës po i detyron gratë shtatzëna të bëjnë lindje të parakohshme.
Më shumë sfida janë përpara, shtoi ai, sepse qasja e kufizuar në ujë të pastër dhe ushqim mund të shkaktojë shpërthime të mëdha sëmundjesh.
Brenda spitaleve, pajisjet kryesore, si ventilatorët, monitorët, pompat e infuzionit dhe inkubatorët neonatal, po mbesin pa energji elektrike.
Ai gjithashtu përshkroi nëj video që i kishte dërguar një mjek në Gaza në të cilën shfaqet një mjek tjetër i ulur jashtë spitalit, i tronditur pasi mësoi se e gjithë familja e tij ishte vrarë.
Dr Gilbert tha se stafi mjekësor po përpiqet të vazhdojë me ngarkesën e punës ndërsa lufton me frikën dhe pikëllimin për familjet e tyre.
Duke iu referuar një thënieje epike të famshme italiane për ferrin, ai shtoi: “Kjo e bën Ferrin e Dantes të duket si një festë çaji”./Albeu.com