Tre sulme kanë vrarë të paktën 24 persona, duke përfshirë më shumë se 10 oficerë policie, në tre shtete në jug të Meksikës, e cila është përfshirë nga një valë dhune e trafikut të drogës, sipas autoriteteve lokale dhe raporteve të mediave.
Një patrullë policie ra në pritë në komunën e Cojuca de Benitez, në shtetin Guerrero (jugperëndim), me zyrën e prokurorit të shtetit që raportoi trembëdhjetë vdekje dhe dy të plagosur, mes tyre të paktën 11 “anëtarë të policisë bashkiake”.
Katër civilë dhe një polic u vranë në një tjetër sulm në qytetin Takabaro, në shtetin fqinj të Michoacán.
Këto dy shtete, pjesë e korridoreve strategjike të trafikut të drogës përgjatë bregut meksikan deri në Oqeanin Paqësor, shpesh kthehen në teatrin e veprimeve të përgjakshme që i atribuohen karteleve të fuqishme.
Gjashtë persona të tjerë u vranë në një shkëmbim midis trafikantëve të dyshuar të drogës në komunën e San Miguel Canoa (shteti Puebla, qendror), rreth 120 kilometra larg kryeqytetit.
Në Cojuca de Benitez, patrulla në pritë po shoqëronte një zyrtar lokal të sigurisë, tha Zëvendës Prokurori i Shtetit Alejandro Hernandez. Kryetari i bashkisë së qytetit Osiel Pacheco, nga ana e tij, konfirmoi se dy zyrtarë publikë lokalë humbën jetën, mes tyre edhe sekretari i sigurisë Alfredo Alonso Lopez.
Zyrtari kishte marrë detyrat e tij në dhjetor 2022, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, i cili kishte pësuar një sulm të armatosur, kujton shtypi meksikan.
“Ne nuk ishim në dijeni të ndonjë kërcënimi” ndaj tij, tha nga ana e tij zëvendësprokurori Hernandez.
Hernandez nuk dha detaje mbi rrethanat e sulmit. Sipas raportimeve të mediave meksikane, persona të armatosur të panjohur kishin ngritur një pritë pranë një shkolle.
Pamjet që qarkullojnë në faqet e mediave sociale tregojnë burra me uniformë të shtrirë me fytyrë poshtë në tokë, duar të lidhura, të vdekur.
Un comando armado asesinó al Secretario de Seguridad de Coyuca de Benítez, en el estado de Guerrero. Al menos 13 oficiales murieron durante el enfrentamiento armado #TuNotiReel pic.twitter.com/9gPhRh1aMT
— Tu Noticiero de Tráfico ZMG (@TraficoZMG_) October 24, 2023
#Últimahora | Continúan sin ser levantados los 13 cuerpos de elementos policíacos privados de la vida en el Papayo, municipio de Coyuca de Benítez. Al lugar ya llegaron autoridades regionales de la Fiscalía General del Estado.https://t.co/VnQW4S0Cv8 pic.twitter.com/mt1b705L1w
— TV Azteca Guerrero (@Azteca_Gro) October 23, 2023