Kërcënim me bombë në selinë e transmetuesit publik gjerman, evakuohen ndërtesat

Pas një kërcënimi me bombë kundër transmetuesit publik ZDF në Mainz, disa ndërtesa u evakuuan mëngjesin e sotëm.

Disa qindra punonjës u detyruan të linin ndërtesat për arsye sigurie.

Policia në Mainz tha se kërcënimi është marrë të hënën në mëngjes rreth orës 08:20.  Bild shkruan se ambientet e ADF po kontrollohen me qen special.

Në zonë janë vënë gjithashtu kufizime në qarkullim./Albeu.com


Shtuar 23.10.2023 11:00