Në pritje të ëmbël, çfarë do të thotë Gigliola me komentin në foton e motrës së Amos Zaharias

Këngëtarja e njohur Gigliola Haveriku do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është në muajin e shtatë ndërsa po pret një vajzë.

Gigliola nuk ka dhënë asnjë detaj për partnerin e saj dhe babain e vajzës që po vjen.

Por kujtojmë se historia e saj e dashurisë me Amos Zaharian ka qenë mjaft e bujshme. Çifti kanë qenë bashkë për 6 vite.

Ndërkohë së fundmi një koment i saj në profilin e Elia Zaharias, motrës së Amosit ka qenë i çuditshëm.

Gigliola Haveriku ka uruar mbesën e Amosit në ditëlindjen e saj të 3të.

“Edhe 100 te tjera te lumtura Geraldina-s”, shkruan ajo duke marrë një “like” në koment nga Elia.

Pyetja është, Gigliola ruan një raport të mirë me ish-kunatën, apo….?