Ernest Muçi vijon të jetë protagonist në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare regjistroi asistin e radhës, duke i dhënë mundësinë shokut të skuadrës, Savic, të shënonte në përballjen ndaj Gaziantepit.
Pas një goditjeje nga këndi, Muçi e devijoi topin me kokë drejt futbollistit serb. Savic goditi saktë me të djathtën dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Trabzonsporin në avantazh 1-0 në minutën e dytë shtesë, pak para mbylljes së pjesës së parë. Ky ishte një tjetër kontribut i rëndësishëm i shqiptarit, i cili po luan një rol të spikatur me Trabzonsporin.
Të lidhura
None found







