Autori i një goli ndaj Bullgarisë, Qazim Laçi komentoi suksesin 2-0 në miqësore.
“Jam gjithmonë gati kur më thërret kombëtarja. Të gjithë duhet të jenë kështu. Pavarësisht se ishte një sfidë miqësore për ne ishte e rëndësishme të mbajmë ritmin dhe moralin lart të kombëtares.
Goli? Roli im në fushë jam një lojtar 8-tësh. Kam detyra të ndihmoj edhe sulmuesit edhe mbrojtësit. Sylvinho më kërkon të ndihmoj ekipin në dy fazat dhe unë do të jem i përqendruar të jam maksimumin në ekipin kombëtar.
Lutfi Nuri ndërpret intervistën dhe puth mesfushorin, si për ta përgëzuar për paraqitjen e bërë në ndeshjen e sotme.
Dhomat e zhveshjes si është kombëtarja? Të gjithë lojtarët jemi me këmbë në tokë. Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, por në mendjen tonë nuk ishte e tillë. Duhet të përgatitemi shumë për ndeshjen e radhës, na duhen pikë dhe ne kërkojmë vetëm vendin e parë” – tha ai.